Greta Koçi zbulon se si e ngacmonte futbollisti i kombëtares

08:10 | 23 Shtator 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Edhe pse është gjithnjë tejet e rezervuar për jetën private, këngëtarja tregoi sot në “Xing” se mjaft futbollistë të Kombëtares Shqiptare e kanë ngacmuar.

Ajo zbuloi mesazhet me njërin prej tyre, pa treguar emrin e tij.

Ermal Mamaqi: Ke marrë ndonjë propozim nga këta futbollistët e Kombëtares?

Greta Koçi: Po, kam marrë.

Ermal Mamaqi: Kush të ka propozuar nga Kombëtarja?

Greta Koçi: Në fakt më kanë shkruar disa, por ka raste që unë iu përgjigjem me dashamirësi. Do të tregoj një rast nuk do them emër.

Ermal Mamaqi: Strakosha të ka propozuar, se e kemi nga departamenti i Xing-ut?

Greta Koçi: Jo jo. Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.

“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?

Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq.

Besoj ai atë përgjigje se kishte marrë më përpara dhe prandaj u kujtua të më shkruante pas disa orësh. Nuk është vetëm ky rast, ka shumë të tjerë edhe nga fusha të tjera që shkruajnë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme