Këngëtarja Adelina Ismaili ka qenë mjaft aktive gjatë verës që lam pas.
Fillimisht ajo solli në treg projektin muzikor “T’iqja” që u prit mirë nga publiku, gjersa më pas vazhdoi të jetë e pranishme në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Duket se pas përfundimit të sezonit, Adelina më në fund ka gjetur kohë edhe për pak pushime.
Në rrjetin social Facebook, Ismaili ka ndarë me fansat disa fotografi, ku shfaqet në bregdet së bashku me burrin e saj, Valin, dhe djalin e tyre të vogël, Uliksin.
Me trupin e ekspozuar në bikini, Adelina edhe këtë herë befasoi me linjat, duke vazhduar të tregojë se është në top formë edhe pa lindjes.
Pëlqimet dhe komplimentet nga ana e fansave të saj të shumtë nuk kanë munguar përbri fotografive që ajo ka ndarë me ndjekësit.
Kujtojmë që këtë vit, ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Valin, vendosën të jetojnë në Kosovë edhe për disa vite, teksa tash e sa muaj janë zhvendosur në Prishtinë.
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person