Nëse përdorni lente atëherë duhet të jeni tepër të kujdesshëm në aplikimin e tyre.
Është paralajmëruar që mund mungesa e higjienës mund të shkaktojë një infeksion të rrallë që mund t’iu verbëroj.
Infeksioni keratitis Acanthamoeba shkakton një irritim të madh në pjesën e përparme të syrit dhe përdoruesit e lenteve janë më të rrezikuarit ndaj këtij infeksioni.
Ekspertët paralajmërojnë se shprehitë e këqija higjienike që bëni derisa i i vëni lentet në kontakt me syrin mund të rrisin rrezikun e kontaminimit.
Të bëni dush apo të notoni derisa i keni të vendosura në sy është gjithashtu një faktor që rrit rrezikun.
Pacientët që janë prekur nga kontraktimi i kësaj sëmundjeje kanë mbetur me më pak se 25% të shikimit të tyre ose janë verbuar.
Spitali Moorfields Eye në Londër ka parë një rritje shqetësuese në numrin e rasteve të të prekurve më këtë sëmundje nga viti 2011.
Në mes të vitit 2000 dhe 2003, tetë deri në dhjetë raste në vit u regjistruan në spital, sipas një studimi të publikuar së fundi në “British Journal of Ophthalmology”.
Por, nga 2011 deri në 2016, numri i rasteve u rrit nga 35 deri 65 në vit.
Profesori John Dart tha: “Kjo rritje e rasteve thekson nevojën se përdoruesit e lenteve të jenë të vetëdijshëm për rreziqet”.
Irenie Ekkeshis, pjesë e grupit që mbështet pacientët me keratitis Acanthamoeba, tha: “Është absolutisht e domosdoshme që rregullatorët dhe ata që punojnë në sektorin optik të marrin zbulimet e fundit seriozisht dhe të përdorin rekomandimet për të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe urgjente për parandalimin e sëmundjes”.
“Lentet janë pajisje mjekësore dhe duhet të kenë paralajmërime në lidhje me përdorimin e sigurt”.
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...