Ambasadori amerikan para largimit u jep kritikat e fundit politikanëve në Kosovë

18:42 | 22 Shtator 2018
A. B.

Greg Delawie është duke i numëruar ditët si ambasador i SHBA-ve në Kosovë, por para se ta lë Kosovën, ai ka listuar disa vërejtje për vendin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka shkruar se ka një vërejtje të fundit për zyrtarët e Kosovës.

Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë të cilët vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve, bëjnë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre.

“Vërejtjet e mia të fundit: Kosova do të ketë sukses si shtet dhe ne të gjithë duam që ajo të jetë më e vendosur në angazhimin dhe udhëheqjen e sundimit të ligjit. Ata zyrtarë që vendosin interesat e tyre para qytetarëve janë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre”, ka shkruar Delawie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme