Pas një historie të trazuar tentativash dhe dështimesh në nivel nacional apo edhe rajonal, si në rastin e krijimit të kompanisë ajrore maqedonase në vitin 1994 dhe mbylljes përfundimtare të saj në vitin 2009, gjenden përkrah edhe raste të suksesshme si “Air Kosova”, e krijuar në vjeshtën e vitit 2003. Së fundmi, një tjetër linjë do të fluturojë në hapësirën e qiellit të hapur.
Ky është udhëtimi i tretë që realizohet me “Air Albania”, një linjë kombëtare që u krijua në maj të vitit 2018 dhe inaguroi avionin e parë dhe të vetëm për momentin, një AirBus A319, me një udhëtim për në Stamboll.
Udhëtimi nisi me mikpritjen e bordit të kompanisë së parë ajrore shqiptare ndaj një grupi gazetarësh, por edhe emra të spektaklit. Në këtë udhëtim flitet dhe lexohet shqip. Komunikimi i stjuardesave nuk të jep ndjesinë e largimit nga Shqipëria. Për gazetarët ishte përgatitur një program turistik, përreth Stambollit.
Duke filluar nga java e tretë e tetorit, “Air Albania” hap fluturimet për të gjithë shqiptarët, ku destinacioni i parë do të jetë Stambolli, një nga qytetet më të mëdha të Turqisë, e cila do të jetë partnere kyç në këtë projekt.
Është kompania shtetërore “Albcontrol” që përfaqëson palën shqiptare, e cila ka bashkëpunuar me dy subjekte të tjera: “MDN Investment” dhe “Turkish Airlines”. Kjo e fundit ka mundësuar edhe trajnimin e dy të rinjve, Elvisit dhe Brunës, të cilët sot drejtojnë kabinetin e “Air Albania”.
Elvis Maja, shef kabineti i “Air Albania”, shprehet: “Ka qenë një trajnim shumë intensiv në fakt, një ndër eksperiencat më të bukura për ne. Për më tepër, të trajnohesh në një nga kompanitë më të mëdha të aviacionit në botë, siç është “Turkish Airlines”, kërkon edhe një përgjegjësi shumë të madhe. Ia dolëm”.
Ndërsa Bruna Leçini, shefe kabineti e “Air Albania”, tregon: “Kam pasur edhe eksperienca të tjera në fushën e aviacionit, por të punosh në një kompani kombëtare është absolutisht kënaqësia më e madhe, ndihem mjaft krenare. E gjitha fillon që nga përshëndetjet, fakti që do të flasësh shqip, fakti që do t’i ndihmosh që udhëtimi të jetë sa më i sigurtë. Jam e lumtur që do arrijmë ta çojmë flamurin tonë kudo, në të gjithë Europën, në të gjithë botën”./top channel
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...