Zv/sekretari i Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara Rod Rosentein ka tentuar të përgjojë presidentin Donald Trump dhe në fshehtësi me disa anëtarë të kabinetit por organizonte shkarkimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Lajmi vjen nga mediat kryesore amerikane, NYT dhe CNN që raportojnë se ngjarja e bujshme ka ndodhur fill pas shkarkimit të ish-shefit të FBI-së James Comey në Maj të vitit 2017.
Zv/sekretari Rosentesin i mohoi raportimet në media për një grusht të mundshëm shteti brenda kabinetit Trump. Sipas tij, këto dyshime janë të pasakta dhe të pafaktueshme.
Megjithatë BBC raporton se mohimi u bë me një ton sarkazme, çka rrit dyshimet se plani ka qenë konkret.
Numri 2 i drejtësisë amerikane ka qenë më herët në shënjestër të presidentit Trump, ashtu si edhe prokurori i përgjithshëm njëherësh ministri i drejtësisë, Jeff Sessions.
Në një takim elektoral, pa përmendur emra presidenti Trump tha se duhet punuar për të çrrënjosur të keqen e vazhdueshme.
Pak javë më parë mediat amerikane raportuan se brenda administratës amerikane ekzistonte një grup i quajtur ‘Rezistenca’ që punonte në heshtje kundër presidentit Donald Trump.
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10