Për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “grabitje”, Sektori i Punëve të Brendshme Ohër deri te Prokuroria Publike dorëzoi akuzë penale kundër K.M (24) nga Veleshta dhe P.O (27) nga Librazhdi – Republika e Shqipërisë.
Të akuzuarit, siç kumtojnë nga SPB Ohër, veprën penale e kanë kryer më 3 gusht në ora 3:45 në një pompë benzine në afërsi të fshatit Veleshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ata kanë hyrë në objekt me pistoletë dhe ndaj të punësuarve kanë kërkuar para nga të hyrat . Më pastaj, kanë marrë 23.563 denarë dhe 2.940 denarë monedha”, informoi zëdhënës i SPB Ohër Stefan Dimoski.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...