Xhelozia e Fahriye po kthehet në problem për Burak

14:26 | 22 Shtator 2018
Arbresh.info

Modelja iraniane Mahlagha Jaberi, i është rikthyer situatës së pakëndshme që është krijuar me aktorin e njohur turk Burak Ozcivit.

Përpara pak kohësh, ajo i pati lënë një koment në Instagram aktorit, gjë e cila e revoltoi tej mase partneren e tij. Fahriye Evcen e detyroi atë ta hiqte modelen nga lista e miqve, e madje tashmë ta bëjë edhe bllok.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga vetë modelja, e cila ka rithënë se komenti i saj ishte thjesht një shprehje simpatie për të si aktor, pa patur asnjë qëllim në vetvete.

Duke iu rikthyer sërish kësaj teme, Mahlagha ka thënë se është ndjerë shumë e ofenduar nga aktori dhe madje është lënduar prej veprimit të tij.

Sipas saj, një person publik nuk duhet të reagojë në këtë mënyrë ndaj fansave të tij.

“Ndoshta bëra gabim që i komentova, por unë thjesht komplimentova punën e tij”, thotë modelja.

Ndërkaq, kujtojmë se e njëjta situatë është krijuar më herët me një tjetër modele nga Rusia.

Pra, nëse jeni modele, thjesht nuk duhet t’i komentoni kurrë Burak mesa duket.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme