Cristiano Ronaldo “keqtrajtohet” nga UEFA?

14:04 | 22 Shtator 2018
Arbresh Info

Gazeta spanjolle ‘Marca’ beson se Cristiano Ronaldo dhe rrethi i tij ndihen të “keqtrajtuar” nga UEFA qysh pasi lojtari u transferua në Juventus.

Raporti me UEFA-n është përkeqësuar me shpejtësi qysh pas largimit të tij nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.

Ai nuk mori pjesë në ceremoninë për shortin e Ligës së Kampionëve pasi mësoi që bashkëlojtari i atëhershëm Luka Modric ishte favorizuar për çmimin Lojtari i Vitit.

Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e tij debutuese në Ligë të Kampionëve te Juventusi gjatë fitores 2 me 0 ndaj Valencias, pasi ia ngrehu flokët mbrojtësin Jeison Murillo.

Bazuar në ‘Marca’, Ronaldo dhe rrethi i tij besojnë se ata janë duke u “keqtrajtuar” nga UEFA dhe frikësohen se mund të pësojnë me një tjetër ndëshkim më të madh.

Kjo i referohet raporteve gjithashtu nga ‘Tuttosport’ dhe ‘Corriere dello Sport’ pas ndeshjes ndaj Valencias se Ronaldo nuk e ka më “mbrojtjen” nga Real Madridi dhe u trajtua me ashpërsi nga gjyqtarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme