Google ADS

Rama: Forca e Ligjit po përshkallëzohet, goditëm rrjetin kriminal të Shkodrës

12:49 | 22 Shtator 2018
Arbresh.info

Shpërbërja e një grupi të rrezikshëm kriminal si ai që drejtohej nga Safet Bajri të akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale kanë sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama.

Në një postim në twitter, kreu i qeverisë tha se policia tregoi vendosmëri në luftën kundër krimit duke goditur rrjetin kriminal të Shkodrës. Rama shtoi se “Forca e Ligjit” po përshkallëzohet.

“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit.Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.Forca e Ligjit po përshkallëzohet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme