Guardiola: Lojtarët nuk kanë nevojë të më kërkojnë falje mua

12:47 | 22 Shtator 2018
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se disfata në Ligë të Kampionëve ndaj Lyonit ishte e papritur.

Guardiola pretendoi se lojtarët e tij nuk kishin ndonjë arsye pse t’i kërkonin falje pas disfatës tronditëse mbrëmjen e së mërkurës me rezultat 2 me 1 nga Lyoni, transmeton portali arbresh.info.

“Pse duhet ta bëjnë këtë ata? Ata vrapuan, luftuan, tentuan të rikthehen”, ka thënë Guardiola.

“Liga e Kampionëve të ndëshkon për gabimet. Ne bëmë shumë gabime”

“Por, ata nuk kanë nevojë të kërkojnë falje”

Manchester City do të përballet me skuadrën e Cardiff Cityt pasditen e sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme