Mohamed Salah ka shijuar një fillim të mirë të sezonit duke realizuar dy gola nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani.
Ish ylli i AS Romas ka kishte realizuar vetëm tri gola në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të kaluar dhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se nuk ekziston ndonjë arsye të thuhet që ylli egjiptian është duke kaluar në një krizë sa i përket golave, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë presin që Salah të shënoj, por te ne nuk janë gjërat kështu. Ne duam që ai të shënojë sa më shumë gola që është e mundur, kjo është e vërteta”, ka thënë Klopp.
“Është normale që të gjithë ta presin këtë. Dy gola brenda gjashtë ndeshjeve? Oho, kjo është krizë”
“Kështu qëndrojnë gjërat, askush nuk e kujton që kjo nuk është në të vërtetë aspak problematike”
Liverpooli do të përballet pasditen e sotme (e shtunë) me Southamptonin duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?