Mjekët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan dy ditë më parë me akuzën ‘shpërdorim detyre’ kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë jashtë gjykatës në mbështetje të tyre kanë shkuar kolegët. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Dy ditë më parë shtatë persona u vune në pranga e dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre ish-drejtues, mjekë e infermierë të spitalit të Shkodrës, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e barnave mjekësore.
Pas një hetimi dy mujor të prokurorisë së Shkodrës, policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.
Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lënë në “arrest shtëpie”./syri.net
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim