Ishte një ngjarje e papritur dhe të gjithë u habitëm kur në mediet rozë ndërkombëtare filluan të qarkullonin lajme se këngëtarja e famshme Demi Lovato ishte shtruar në spital si shkak i një abuzimi me lëndë narkotike, duke kaluar në mbidozë.
Lajmin e rëndë më pas e konfirmoi edhe vetë këngëtarja me një postim në Instagram.
Jo vetëm Demi paska vuajtur goxha nga kjo gjendje e rëndë dhe stresuese shëndetësore, por mesa duket edhe mamaja e saj paska kaluar vërtet çaste të vështira.
Në një intervistë për “Newsmax Tv” , mamaja e Demi Lovatos shprehet:
“ Është shumë e vështirë për të folur në lidhje me atë ditë. Isha e shokuar kur e mora vesh çfarë kishte dhe akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare.I thashë që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar”, tha Dianna de la Garza.
Për gjendjen aktuale të këngëtares, Dianna tha: “Ajo po e merr veten dhe po lufton fort. Gjithë ndihma që i duhet është aty. Ajo është e lumtur, e shëndetshme. Kjo në vetvete më nxit për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e familjes sonë.”
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...