Ylli i Chelseat njofton klubin se dëshiron të largohet në janar

23:14 | 21 Shtator 2018
Arbresh Info

Gary Cahill i ka thënë Chelseat se dëshiron të largohet dhe shpreson të zhvendoset kur të rihapet merkato e transferimeve në muajin janar.

Cahill, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, nuk është përmbajtur në lidhje me trajnerin Maurizio Sarri, i cili ka udhëhequr skuadrën që fitoi pesë ndeshjet e para në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Fitorja e gjashtë e tyre radhazi erdhi kundër skuadrës greke PAOK në Evropa Ligë të enjten, megjithëse mbrojtësi anglez sërish ishte detyruar të shikonte takimin nga jashtë linjave.

“Shumë gjëra më kanë shkuar në kokën time”, ka thënë Cahill. “Për mua, që të vazhdoj kështu gjatë gjithë sezonit do të jetë shumë e vështirë. Unë nuk jam një djalosh që pranon të mos luaj”

“E gjitha është të luash. Karriera juaj është mjaftueshëm e shkurtër aq sa është. Ju duhet të kemi respektin maksim të të gjithëve këtu në klub, tifozëve dhe lojtarëve”

“Por, nganjëherë ju duhet të bëni vendime të vështira për të bërë që karriera juaj të vazhdoj përpara”

I pyetur nëse do të largohet në janar, Cahill pranoi se nëse gjërat vazhdojnë kështu, “ndoshta po”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme