Google ADS

Courtois apo Navas? Julen Lopetegui më në fund arrin në një vendim

22:54 | 21 Shtator 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui më në fund ka arritur një marrëveshje me dy portierët e tij, Thibaut Courtois dhe Keylor Navas, për pjesën e sezonit në vazhdim.

Pavarësisht se Courtois iu bashkua skuadrës nga Chelsea në merkaton e transferimeve të kësaj vere si njëri nga lojtarët me profilin më të lartë në sezonin e ri, ai nuk ka të garantuar gjithmonë pozitën startuese para Navasit, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi belg është dashur të pres për ndeshjen e tij të parë, megjithëse tani është inkuadruar në skuadër, por ishte lënë në bankinë kundër Romas në ndeshjen e kësaj jave në Ligë të Kampionëve.

Duket se vendimi i Lopeteguit tani është të luaj me Courtoisin në La Liga dhe me Navasin ndeshjet në Ligë të Kampionëve, të paktën kështu beson ‘Don Balon’.

Strategu spanjoll shpreson se kjo të shërbej si një mundësi e mirë për të, pasi Courtois është qartë një emër më magjepsë, por Navas meriton më shumë respekt pas shumë viteve solide si bartësi i fanellës me numër një në Madrid./arbresh.info/

Të ngjashme