Google ADS

Pedro zbulon gjendjen e tij pas lëndimit të tmerrshëm

18:57 | 21 Shtator 2018
Arbresh Info

Ylli i Chelseat, Pedro ka konfirmuar se “gjithçka është në rregull” pas lëndimit të tij të tmerrshëm gjatë fitores së “Bluve” në Evropa Ligë ndaj PAOK-it mbrëmjen e kaluar.

Anësori spanjoll u përplas me bartësin e fanellës me numër 1 të kundërshtarëve gjatë fitores 1 me 0, por ka konfirmuar se është në dispozicion dhe i gatshëm për ndeshjen ndaj West Ham United të dielën, transmeton portali arbresh.info.

Pedro shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të dhënë lajmin duke shkruar:

“Fillim i mirë në Evropa Ligë. Gjithçka është në rregull pavarësisht incidentit në fund të ndeshjes. Forca Chelsea”

Edhe pse Pedro qëndroi për disa minuta i shtrirë në fushë, trajneri Maurizio Sarri kishte treguar se asgjë nuk është serioze pas ndeshjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme