Presidenti Florentino Perez ka zbuluar se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për transferim te Juventusi këtë verë sepse askush nuk shtroi ofertë më të madhe sesa Juventusi.
Cristiano Ronaldo i dha fund kohës së tij prej nëntë viteve me ‘Los Blancos’ pasi ishte në kërkim të një sfide të re larg nga kryeqyteti spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Pasi fitoi tri herë radhazi titullin në Ligë të Kampionëve gjatë muajit maj, portugezi ngjalli dyshime rreth të ardhmes së tij me komentet që bëri menjëherë pas finales.
Spekulimet qarkulluan gjatë gjithë verës që një numër i madh top klubesh janë duke kërkuar nënshkrimin e tij – më së shumti ishin përmendur Juventusi, Manchester United dhe Paris Saint Germaini.
Ronaldo eventualisht finalizoi transferimin e tij në Itali përmes një marrëveshje të vlefshme prej 112 milionë euro dhe duket që Madridit nuk i kishin mbetur opsione të tjera përveçse të bëjë biznes me kampionin në Serie A për shkak se klubet e tjera nuk ofronin më shumë se 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Shitja më e shtrenjtë këtë vit ka qenë Ronaldo”, ka thënë fillimisht Perez.
“Kur të gjithë ne besuam se gjëja më e mirë është kjo që ka ndodhur, ne arritëm një marrëveshje”
“Në Madrid askush nuk ka ofruar më shumë se 100 milionë”
“Ai dëshironte të shikonte te njerëzit në veçanti dhe shumica që janë interesuar kanë ofruar atë shumë, ne nuk kemi pasur më shumë oferta”
Edhe pse kaloi tri ndeshje në ligë pa shënuar asnjë gol, Ronaldo më në fund gjeti portën duke realizuar dy gola në fitoren 2 me 1 të Juves ndaj Sassuolos./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...