Ushtria ruse dhe ajo turke kanë arritur të bien dakord për çmilitarizimin e zonës së Idlibit në Siri, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavror të premten. Vendimi i Moskës dhe Ankarasë mbi Idlibin është një hap i ndërmjetëm, tha ai, duke shtuar se do të parandalojë bombardimet e trupave siriane në bazën Hmeymim, raporton Sputnik. “Sa për marrëveshjen e Rusisë dhe Turqisë mbi Idlibin, ajo synon kryesisht në çrrënjosjen e kërcënimit terrorist,” tha Lavror. “Ky është një hap Ky është sigurisht një hap i ndërmjetëm, sepse vetëm një zonë e demilitarizuar po krijohet.” Grupi terrorist i Frontit Nusra duhet të largohet nga zona e çmilitarizuar në provincë deri në mes të tetorit, sipas ministrit./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare