AC Milani thuhet se është duke planifikuar të përshpejtoj gjërat në garën për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, pas kalimit të Ivan Gazidisit në San Siro.
Drejtori ekzekutiv i “Topçinjve” së fundmi ka pranuar se ai do t’i bashkohet “Rossonerëve” në dhjetor pasi i është ofruar një marrëveshje luksoze nga pronarët e rinj të klubit, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në mediat angleze, detyra e parë e Gazidisit te “Rossonerët” do të jetë largimi i Ramseyt nga klubi në Emirates, ku kontrata e tij aktuale është e vlefshme vetëm deri në fund të këtij sezoni.
Ramsey ka pasur ngecje në bisedimet për kontratë të re me skuadrën nga veriu i Londrës që pesë muajt e fundit dhe nuk duket se ka pasur ndonjë zhvillim as javëve të fundit në aspektin e negociatave.
Përveç Milanit, Manchester United dhe Chelsea janë përfolur gjithashtu për transferimin e uellsianit, të cilin “Topçinjtë” mund ta ofrojnë për një çmim më të vogël në janar, në rast se dështojnë për t’i finalizuar vazhdimin e kontratës./arbresh.info/
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...