Policia e Vlorës ka arrestuar dy minorenë, të cilët i vodhën me dhunë mbi 8000 euro një kambisti mbrëmjen e datës 16 shtator.
Rreth orës 20:30, në lagjen “Bashkimi” të Vlorës, 17-vjeçari me iniciale M.Gj. dhe 16-vjeçari me iniciale N.A. i kanë dalë përpara 34-vjeçarit A.L., i cili transportonte lekë nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me forcë dhe dhunë çantën e krahut.
Arrestimi i të rinjve u bë në lagjen “24 Maji”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura, në total 8 150 euro dhe çanta në të cilën ndodheshin lekët në momentin e vjedhjes./Top Channel
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...