“Unë të shkoj atje e të më thonë se do të ishte mirë të njihni Kosovën dhe po të bëhesha lider botëror këtë nuk e bëj! Kjo nuk më intereson. Nuk më intereson të bëhem lider botëror. Dhe çfarë të bëjmë tani? Të më ndërroni nga pozita, siç keni bërë me disa të tjerë? Unë nga ky vend nuk largohem. As unë, as fëmijët e mi, që janë tre. Dhe unë këtu planifikoj, nëse më punon shëndeti, të arrij pleqërinë”, citon B92 Vuçiqin, pa shpjeguar motivin e këtyre pohimeve të tij, transmeton Koha.net. Por, shkrimi shton se ai ka deklaruar se nuk mendon që zgjidhja për Serbinë do të ishte të mos marrë asgjë nga ky dialog dhe të poshtërohet.
“E them se një gjë të tillë nuk do ta pranoj. Pikë”, është shprehur Vuçiqi.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse priste reagimin e Bashkimit Europian ndaj deklaratës së Prishtinës se nga viti i ri do të hiqet kufiri midis Kosovës e Shqipërisë, Vuçiqi ka thënë se “bashkësia ndërkombëtare as që do ta krijonte të ashtuquajturin shtet të Kosovës po të ishte kundër kësaj”.
po ashtu ka thënë se “askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të befasohet me qëllimet e tilla të shqiptarëve” dhe ka rikujtuar se “me rastin e bllokimit të rrugëve në Kosovë gjatë vizitës time të paradokohshme, askush nga pjesëmarrësit e dhunës nuk mbante flamur të Kosovës, por të Shqipërisë”, transmeton Koha.net.
Vuçiqi pasi e ka quajtur falsifikat deklaratën e tij në Mitrovicë për Millosheviqin, ka shtuar:
të kanë reaguar, e nuk reagojnë për bashkimin e Kosovës e të Shqipërisë? Nëse reagoni për diçka të falsifikuar nga mediat tuaja, pse nuk reagoni ndaj asaj që bëjnë shqiptarët. Nuk jeni të detyruar. Sa më përket mua, le të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë Vuçiqi.
“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do m...
Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekt...
Geci: Vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara nga ...
Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston ...
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, p...
Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gji...