Greqia do ta ratifikoj marrëveshjen e Prespës, duke respektuar partnerin e saj, por edhe obligimet ndërkombëtare, tha zëdhënësi i Qeverisë Greke, Dimitris Tzanakopoulos, në intervistë për televizionin grek “Kontra”.
“Vendi ka obligim ndërkombëtar që ta nënshkruaj marrëveshjen, pasi të përfundojnë proceset në vendin fqinjë. Dhe atë do ta bëjë Qeveria, duke respektuar partnerin e saj, por edhe obligimet ndërkombëtare. Gjithçka tjetër janë skenarë të parakohshëm.
Jam fort i bindur se i gjithë procesi do të zhvillohet papengesa dhe se do t’i kalojmë të gjitha vështirësitë, gjithmonë duke respektuar edhe mendimet e kundërta brenda qeverisë”, tha Tzanakopoulos.
Zëdhënësi i Qeverisë dhe ministri parësor e hodhi poshtë në mënyrë kategorike skenarin që marrëveshja e Prespës të mos kalojë në Kuvend dhe një herë u shpreh se është i bindur se në Kuvendi grek do ta ketë shumicën parlamentare.
Siç përcjell korrespondentja e AIM-së, Tzanakopoulos tha se shpreson që të dyja proceset, referendumi dhe ndryshimet kushtetuese, të kalojnë me sukses.
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...