Procesi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është i ndryshuar, as më i vështirë as më i lehtë, vetëm se jemi më shumë të përgatitur për të ndihmuar që t’ia arrini nëpërmjet në bazë të leksioneve të mësuara të cilat janë baza për demokracinë shoqërore, rekomandon drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për qasje të bisedimeve dhe politikë fqinjësore, Genoveva Ruiz Calavera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është i qartë, marrëveshja me Greqinë është historike dhe i hap mundësitë për prosperitet dhe stabilitet të vendit dhe rajonit. Më 30 shtator keni mundësi që të vendosni dhe nënvizoni të ardhmen e vendit”, Calavera.
Ajo tha se janë qartë të vendosura fushat për futjen e vendit në rrugën evropiane, fillimi i bisedimeve me NATO-n dhe bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2019-të.
gjithashtu shtoi se reformat në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit, administratë nuk janë për të plotësuar dëshirat e BE-së, por për të krijuar një jetë më të mirë për qytetarët.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit