Lulzim Basha nga Konferenca Ballkanike: Shërbëtorja e Ramës po liron Shullazin

11:57 | 21 Shtator 2018
Arditë Shkodra

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Konferencën Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE,  se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë, ndërsa hodhi akuza për qeverinë Rama.

Basha akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun, se po liron Emiljano Shullazin.

“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës.”, tha ai./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme