Google ADS

SHBA akuza Iranit për trajnimin e mbështetësve të tij në Irak

11:47 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka theksuar se Irani ka rritur agresionin e tij kundër Irakut në muajt e fundit dhe është shprehur se, “Mbështetësit e Iranit trajnohen në mënyrë të hapur në Irak. Në mesin e lajmeve që vijnë në ditët e fundit është gjithashtu se regjimi i Iranit ka ofruar edhe mbështetje me raketa balistike”, transmeton Anadolu agency (AA).

Në takimin për Lindjen e Mesme me temë Palestinën të mbajtur në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Haley duke refuzuar të flasë për çështjen e Palestinës ka vazhduar akuzat kundrejt Iranit.

“Në Lindjen e Mesme ka një vend që shkakton konflikte dhe destabilizim dhe ky vend nuk është Izraeli, por Irani. Objektivi i Iranit në Irak është që të formojë këtu një qendër nën kontrollin e tij për armët dhe ushtarët që do të vijnë në Mesdhe nga Teherani. Irani ka rritur agresionin e tij kundër Irakut në muajt e fundit. Mbështetësit e Iranit trajnohen në mënyrë të hapur në Irak, përdorin armët e ardhura nga Teherani. Në mesin e lajmeve që vijnë në ditët e fundit është gjithashtu se regjimi i Iranit ka ofruar edhe mbështetje me raketa balistike”, ka deklaruar Haley, duke mbrojtur idenë e saj se në Këshill po i shkohet shumë përsipër Izraelit.

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se Irani në ditët e fundit ka kryer sulme me raketa në qeverinë rajonale kurde të Irakut dhe se si pasojë kanë humbur jetën 11 persona, Haley tha se ndërhyrja e Iranit në territorin e Irakut duhet të jetë në vëmendjen e KS-OKB-së.

Po ashtu duke pretenduar se Irani po përpiqet që Irakun ta bëjë të varur nga ai dhe gjithashtu ta dobësojë, Haley është shprehur se, “Irani duke përdorur një Irak të dobësuar planifikon të vazhdojë aktivitetet e tij të terrorizmit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme