Kevin De Bruyne pret të jetë në dispozicion të skuadrës së tij për derbin e nëntorit në Manchester, pasi mesfushori i Manchester City vazhdon rehabilitimin e një lëndimi në gju.
De Bruyne, lojtari i kampionëve të Anglisë, pësoi dëme në ligamentin kolateral gjatë një seance stërvitore, në gusht.
Mjekët bënë një parashikim fillestar prej rreth tre muajsh, sa do t’i duhej ndërkombëtarit belg për t’u riaftësuar plotësisht, duke e lënë pjesëmarrjen e tij në derbin e 11 nëntorit me Manchester United, në stadiumin “Etihad”, në dyshim. Por, De Bruyne beson se rimëkëmbja e tij po ecën mjaft mirë dhe rikthimi në fushë mund të ndodhë para afatit të parashikuar nga mjekët.
“Unë ende kam nevojë për tri, katër, pesë javë pushim, por po shikoj nga derbi i Manchesterit, – tha belgu për HLN, në prezantimin e “FIFA19”. – Shpresoj se mund të kthehem së shpejti, ta ndihmoj skuadrën time dhe të luaj mirë. Kam besim se do të kthehem pas pushimeve të ardhshme ndërkombëtare, duke pasur si objektiv të luaj në derbi”.
Skuadra e Pep Guardiola-s është e pamposhtur në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier League, por ka dy pikë më pak se Liverpool dhe Chelsea. “Qytetarët” regjistruan një start zhgënjyes në Ligën e Kampionëve, duke u mundur në mënyrë të papritur 2-1 në shtëpi nga Lyon, të mërkurën.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte