Google ADS

Kujdes edhe nga vitaminat

22:53 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave. Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht, nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar.

Shumë njerëz gabojnë duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë. Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat, “më pak është më shumë”.

Studimet mbi zakonet e të ushqyerit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve nuk marrin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve. Gjithashtu, shumë njerëz jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, kurse e gjithë kjo e rritë nevojën e tyre për vitamina.

Disa ndihmojnë kur kemi të bëjmë me lodhje, stres mendor dhe fizik, ekspozim të tepruar ndaj stresit, për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes.

Rekomandohen për gratë e moshës riprodhuese, duhanpirësit, njerëzit në dieta të rrepta, njerëz që shërohen nga sëmundje serioze ose ndërhyrjet kirurgjikale.

Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup deri sa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar, nga koha në kohë, nuk është një problem i veçantë.

Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup.

Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat, A, D, E dhe K, nëse konsumohen në sasi të mëdha. Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme