Kur flitet për fejesë, gjëja e parë që të shkon ndërmend është nje organizm i madh por shpeshherë ne harrojmë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat.
Kush tha që një fejesë intime nuk është më e mirë se ajo që ne quajmë magjike?
Më e lehtë për tu planifikuar
Disa njerëz kanë shumë qejf të merren me organizime për muaj të tërë. Por për pjesën tjetër, një fejesë e vogël përkthehet në më pak probleme, më shumë kohë në dispozicion dhe më tepër energji për tu kënaqur.
Fokusoheni më tepër tek detajet
Duke qenë se do të jeni më të organizuar, mund të merreni me detaje të vogla për ta bërë edhe më të veçantë natën tuaj. Ato çfarë keni ëndërruar, realizojini tani. Frymëzim mund të merrni nga kudo.
Të ftuarit njihen me njëri-tjetrin
Nëse bëni një fejesë të vockël, do ta shmangni këtë. Të ftuarit do të njihen me njëri tjetrin, nuk do të ketë hatërmbetje dhe gjëra të tjera si këto. Gjithçka është në harmoni të plotë.
Mund të jesh e ndjeshme sa të duash
Nëse je nga ata njerëz që nuk e ke problem të jesh në qendër të vëmendjes apo të mbash lotët për gjatë gjithë natës. Në një fejesë intime, nuk do të keni kështu problemesh. Është si një oaz i vogël i rrethuar me dashuri.
Mund të festoni sipas qejfit tuaj
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...