Australiania Shannon Lush është eksperte e punëve shtëpiake dhe të gjitha amvisat me padurim i presin këshillat e saj.
Tani në bisedë me Newscorp ka treguar se si besimi popullor që më shumë detergjent do të thotë rroba më të pastra nuk është fare i saktë.
Duke pasur parasysh që sapuni është produkt pa yndyrë, sasia e tepërt mund të lërë gjurmë, prandaj rrobat do të duken më të ndotura.
Ajo ka thënë që njerëzve, për shkak të “shumë peshqirëve “të lartë tepër”, shpesh në lëkurë u dalin puçrra të vogla, si edhe kanë irritime të lëkurës. Shkaku është i thjeshtë. Teprica e sapunit ngjitet për pëlhurë dhe gjatë tharjes ngrohet.
Prandaj, peshqirët nga tharësja e rrobave dalin ashtu të butë dhe të bukur, mirëpo vetëm pas një dite marrin formën klasike të vrazhdë.
Shannon këshillon që me rastin e përdorimit të detergjentit të kini kujdes parimin – më pak është shumë.
Në rrobalarëse nga ana e përparme mjafton të qitni vetëm një të tetën e sasisë së rekomanduar të detergjentit apo të lëngut. Ato që mbushen nga sipër kërkojnë një të katërtën e së njëjtës sasi.
Nëse ju intereson se si të shkurtoni kohën e tharjes së rrobave, dëgjoni këshillën e saj për futjen e peshqirit të thatë në rrobalarëse.
Ajo thekson që rrobat e njoma do të thahen tri herë më shpejt. Shumica janë adhurues të zbutësve, sepse u japin rrobave aromë të këndshme.
Megjithatë, ajo nuk beson, sepse thotë se thjeshtë nuk është ashtu.
“Baza e zbutësve është vaji i cili ngjitet për rroba gjatë larjes. Më mirë qitni uthull në vend të zbutësit. Besomëni, nuk do të mbetet kurrfarë arome në fund”, thotë ajo.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...