Pedro lëndohet rëndë pas përplasjes me portierin e PAOK-it

21:18 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Chelsea ka pësuar një goditje të fortë vonë gjatë fitores së tyre në Evropa Ligë kundër PAOK-it kur Pedro u lëndua duke u detyruar të largohet nga fusha.

Anësori ishte i përfshirë në një përplasje të tmerrshme me portierin e kundërshtarëve, gjë që e detyroi atë të largohet nga fusha pas disa minutave qëndrim i shtrirë në fushë, transmeton portali arbresh.info.

Kur u ngritë në këmbë, Pedro dukej ishte kishte edhe një problem në shpatull ose në dorë derisa po ndihmohej për largim nga fusha nga stafi mjekësor i “Bluve”.

Spanjolli u lëndua në minutat shtesë të pjesës së dytë të takimit që përfundoi me rezultat 1 me 0 në favor të gjigantit anglez.

Skuadra e Maurizio Sarrit gjeti portën e rivalëve në minutën e 7′ me anë të brazilianit Willian./arbresh.info/

https://streamable.com/bc05d

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme