Ka filluar rrënimi i objektit të vjetër të Komunës së Vushtrrisë.
Administrata e Komunës së Vushtrrisë në korrik të këtij viti është zhvendosur në objektin e ri, i cili është donacion nga Bashkimi Europian.
Demolimi i objektit të vjetër të Komunës ka filluar javë më parë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kishte njoftuar se inventari i përdorshëm është shpërndarë në shkolla, shoqata të dala nga lufta, ujësjellësit e UNITETIT sipas procedurave ligjore ne fuqi.
Tahiri po ashtu ka premtuar se shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet sheshi “Hasan Prishtina” tek ish-Komuna e vjetër.
“Sheshi te Komuna e vjetër ka qenë projekt i vitit të kaluar, dhe po vazhdon. Ky shesh do të përfundojë në fund të këtij viti’’, ka thënë Tahiri për Kallxo.com.
Ai ka bërë të ditur se në këtë shesh do të vendoset edhe shtatorja e Hasan Prishtinës.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!