jykata e Apelit në Prishtinë, të enjten, ka liruar nga aktakuza Emin Beqirin ish-Drejtor i Krimeve Ekonomike i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se për dallim prej Beqirit, Gjykata ka kthyer lëndën në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të akuzuarin tjetër Rrahim Hashimi i njohur në publik si sekseri.
Prokuroria Speciale e Kosovës në maj të këtij viti, kishte ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve Emin Beqiri në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rrahim Hashimi në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.
Rasti “Sekseri” ishte aktivizuar pas raportimeve të “Kohës Ditore” rreth 1 vit më pare, ku ishin publikuar dëshmi dhe audioincizime që pretendohej se Emin Beqiri, ish- drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës së bashku me Rrahim Hashimin, i cili edhe ishte arrestuar, kërkonte para për mbylljen e një hetimi. Sipas raportimeve dhe më vonë aktakuzës, Beqiri takohej shpesh me sekserin për ta mbyllur këtë rast.
“Koha Ditore” pati raportuar se Rrahim Hashimi, kishte shërbyer si sekser i Policisë së Kosovës për mbylljen e hetimeve me ryshfet, ku për disa takime shkruante se ekzistojnë edhe incizime.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?