Nëpërmjet në kumtese të partisë maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “marrëveshja vërteton shtetësinë dhe identitetin maqedonas, OBRM-PDUKM-ja të jep përkrahje për Maqedoninë evropiane”.
“Marrëveshja mes Greqisë dhe Greqisë garanton dhe përforcon identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe veçantinë maqedonase dhe askush nuk mund ta kontestojë apo ta mohojë” thonë nga LSDM-ja duke pyetur se përse OBRM-PDUKM-ja ik nga kjo.
Sipas tyre identiteti maqedonas do të pranohet nga e gjithë bota duke përfshirë edhe Greqinë ndërsa ndryshimet kushtetuese do të realizohen pas referendumin sipas marrëveshjes e që sipas LSDM-së, garantojnë identitetin maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me ndryshimet në mënyrë decidive thirremi në dokumentet kushtetuese të ASNOM-it, përmes së cilës vërtetohet dhe përforcohet vazhdimësia historike e shtetësisë maqedonase, ndërsa në pajtueshmëri me marrëveshjen definohet se asnjëra palë nuk ka qëllime territoriale ndaj tjetrës”, kumtojnë nga LSDM.
Ata shtojnë se nëse me të vërtetë janë për BE dhe NATO, sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM-ja duhet t’ju bashkëngjiten shumicës së qytetarëve dhe t’u bëjnë thirrje anëtarësisë të dalin në referendum dhe të votojnë për, siç thotë LSDM-ja, për Maqedonie evropiane.
“Mickoski ta përkrahë referendumi për shkak të mbrojtjes së identiteti maqedonase dhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”, thuhet në fund të kumtesës së partisë maqedonase në pushtet, LSDM.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...