Google ADS

Sulmohen tifozët e Chelseat në Greqi

11:40 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Dy tifozë të Chelsea janë lënduar në një sulm të dyshuar nga tifozët lokalë para ndeshjes në kuadër të Evropa Ligës në PAOK Thessaloniki.

Policia tha se dy anglezë janë rrahur nga tre sulmues në qendër të Selanikut pak para agimit, transmeton portali arbresh.info.

Një ekip ambulant u ofroi ndihmën e parë, por viktimat refuzuan të dërgohen në spital.

Të tre sulmuesit u arratisën dhe policia tha se tifozët e Chelseat nuk deshën të ngrisnin padi.

Ndërkohë PAOK pret sot (e enjte) Chelsean në kualifikueset e Evropa Ligës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme