Haradinaj kërcënon me luftë! Nëse lëvizin kufijtë, do të kemi nevojë për çizme ushtarake përsëri!

11:24 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se edhe diskutimi i “çështjes së kufijve të Kosovës” po kërcënon stabilitetin e rajonit, raportojnë mediat në Beograd deklaratën e kryeministrit.

“Kufijtë e Kosovës janë të vendosur me ushtri, jo në tavolina dhe negociata … Nëse lëvizin, shumë çizme ushtarake nga të dy anët do të nevojiten përsëri”, ka qenë deklarata e Haradinajt qw ka krijuar panik e reagime të ashpra në Serbi.

Ai tha se nuk do të pranonte ndonjë marrëveshje me Beogradin që inkurajon “ndryshimin e kufijve” dhe nuk e konsideron këtë plan të jetë serioz.

“Pas çdo gjëje që ndodhi, nuk mund të besoj se presidenti (Hashim) Thaçi e konsideroi këtë si një projekt serioz. Mendoj se kjo është pjesë e taktikave të tij politike, “përfundoi Haradinaj,

 

 

Të ngjashme