Burime të ‘Danas’ thonë se presidenti do ta anashkaloje eventin disaditor për shkak të angazhimeve të tjera të tij, transmeton Shqip. Vuçiq e pati lënë të kuptohej këtë, javën e kaluar, kur e paralajmëroi këtë mungese me një justifikim jo fort bindës.
“Thjesht dua të jem më shumë në vend, nuk mund të jem gjithë kohës jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ai.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërkohë pritet të takohet javën e ardhshme me shefin e shtëpisë se bardhe, Donald Trump dhe shtypi serb e ka një koment edhe për këtë zhvillim.
Sipas mediave atje, një lëvizje e tillë do të ishte goditje e fortë për Beogradin zyrtar.
Me deklaratën e ambasadorit të SHBA në Beograd, Kyle Scott, Amerika e tregoi më qartë se çdo herë tjetër se favorizon një zgjidhjeje paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe se mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, siç e theksoi diplomati i larte, ndërmjetësuesja e procesit të dialogut.
Thaçi dhe Vuçiq po i mëshojnë që të dy idesë së shumëkundërshtuar të ndryshimit të kufijve, dhe Mogherini ka deklaruar se për të, çdo zgjidhje është e pranueshme për sa kohë mbetet ne në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Një ditë më parë, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se “ideja e kufijve” është e vetmja ide konkrete e hedhur deri tani dhe Serbia doli me të “për shkak se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Italia, Franca dhe Bashkimi Europian, kanë ndryshuar qëndrimin dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për Kosovën”.
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...