Një Instastory ka mjaftuar për të ngritur dyshimet mbi një rikthim të mundshëm të Jonida Maliqit si prezantuese në ‘Top Channel’. Video është publikuar nga vetë Jonida, pavarësisht se nuk zbulohet diçka konkrete.
Mendohet se në ekranin e televizionit kombëtar do të rikthehet emisioni i të dielës, por ende nuk është vendosur për emrin. Megjithatë nga partitura që ka në dorë Jonida, emërtimi fillestar është ‘Të diel’.
https://www.instagram.com/p/Bn6g-CFnnpm/?taken-by=jonidamaliqi
Mbledhjet me grupin që do të jetë pjesë e këtij projekti janë shtuar së tepërmi ditët e fundit.
Emrat që dallohen edhe në videon e publikuar janë disa nga më të njohurit në sferën televizive, shkruan RevistaWho.
Edi Manushi, Jonida Maliqi, Fjoralba Ponari, Ervin Kurti, Nevina Shtylla, etj. Për disa ditë pritet konfirmimi për projektin në fjalë dhe emrat që do të jenë pjesë e tij.
Kujtojmë se këngëtarja Jonida Maliqi ka pasur disa eksperienca të mëparshme në prezantim me ‘Dancing with the stars’ dhe bashkë drejtuese në ‘Dua vendin tim’ me Xhemin Shehun dhe Marin Orhanasi.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...