Google ADS

Rrokulliset rimorkio e traktorit, vdes një person në veri

09:52 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Një person ka vdekur dje pasdite në malet e fshatit Patok Mala në veri të Mitrovicës pasi është rrokullisur rimorkio e një traktori.

Policia ka bërë të ditur se një person gjersa ishte duke drejtuar traktorin në pyll, është rrokullisur rimorkio me ç’rast viktima mashkull K/Serb ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme