Në mesditën e së mërkurës për shkak të pakujdesisë, në Bjeshkët e Deçanit tragjikisht ka vdekur një 22 vjeçar.
Rastin e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës, ndërsa theksohet se ngjarja ndodhur kur i riu ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, njofton Klan Kosova.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi.
Në koordinim me prokurorin pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar mashkull shqiptar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj