Prodhimi i kokainës në nivel rekord në Kolumbi

08:08 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Prodhimi i kokainës kolumbiane ka arritur në nivel rekord në vitin 2017, sipas statistikave të OKB-së.

Zyra e OKB-së për Droga dhe Krime (UNODC) thotë se prodhimi është rritur rreth 31% vit pas viti për rreth 1,400 tonë, e kultivuar në 171,000 hektarë, transmeton portali arbresh.info.

Agjencia ka paralajmëruar se prodhimi mund të dëmtojë përpjekjet e fundit për ndërtimin e paqes.

Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, shumica e së cilës përfundon në SHBA, që është konsumuesja më e madhe në botë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme