Moti më i nxehtë nga sa duhej të ishte në Greqinë perëndimore, ka çuar në një spektakël thuajse të mbinatyrshëm, një rrjetë merimange 300 metra e gjatë në Aitoliko.
Një zonë e gjerë e gjelbër është mbuluar nga rrjeta e merimangës dhe ekspertët thonë se bëhet fjalë për një fenomen sezonal, të shkaktuar nga merimanga Tetragnatha, që mund të ndërtojë fole të stërmëdha për çiftëzim.
Një rritje e popullatës së mizave po ashtu mendohet se mund të ketë ndikuar në rritjen e numrit të merimangave.
Maria Chatzaki, pedagoge e biologjisë molekulare dhe gjenetikës në universitetin e Thrakës, në Greqi, thotë se temperaturat e larta, lagështia dhe ushqimi me tepricë, kanë krijuar kushtet ideale që specia të riprodhohet në numra të mëdhenj.
“Duket se merimangat po përfitojnë nga këto kushte dhe po i gëzohen një lloj feste. Ato çiftëzohen, riprodhohen dhe sigurojnë një gjeneratë të tërë të re. Këto merimanga nuk janë të dëmshme për njerëzit dhe nuk dëmtojnë as florën e zonës”, thotë ajo. “Ato do të kenë momentin e tyre të festës dhe shpejt do të ngordhin…”/tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...