Valencia është mposhtur me rezultat 0 me 2 mbrëmjen e sotme (e mërkurë) nga Juventusi.
Gjiganti spanjoll ka pësuar humbje në takimin si nikoqir në Mestalla në kuadër të xhiros së parë të fazave grupore në UEFA Ligë të Kampionëve kundër “Zonjës së Vjetër”, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Massimiliano Allegrit mori tri pikë të plota falë dy golave nga Miralem Pjanic, i cili u tregua i saktë me të dy goditjet e tij nga pika e bardhë.
Mesfushori boshnjak është vlerësuar me notën 7.6, ndërsa lojtari me notën më të lartë te kampioni italian është portieri Wojciech Szczesny (8.7) për super paraqitjen e tij.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Bernadeschi (7.8) dhe Cancelo (8.2).
Superylli Cristiano Ronaldo është lojtari me notën më të dobët. Sulmuesi portugez është vlerësuar me notën 5.3 pas ndëshkimit me karton të kuq si pasojë e incidentit në minutën e 29′./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?