Zyrtarët në Meksikë kanë premtuar se do të fillojnë hetimet pasi një kamion me kufomat e 157 njerëzve, përfundoi i braktisur në një fushë në një zonë ku numri i vrasjeve arrin shifra rrëqethëse.
Trupat ishin futur në kamionin frigorifer në Jalisco pasi në morg nuk kishte hapësirë të mjaftueshme, dhe kështu u vendosën në një ndërtesë banimi, transmeton Telegrafi.
Banorët e asaj zone që jetojnë në afërsi të qytetit Guadalajara janë ankuar vazhdimisht për erën e rëndë, derisa autoritetet lokale u kanë premtuar se do të fillojnë hetimet për të zbuluar se si ka përfunduar aty kamioni me kufoma.
Trupat janë mbajtur në frigorifer, por ky proces vetëm sa e ngadalëson procesin e dekompozimit dhe assesi nuk mund ta ndalë atë plotësisht. Shumica e trupave tashmë janë kalbur pasi ishin gjetur në varreza masive në vende të ndryshme të Meksikës.
Ky vend njihet për numrin e madh të vrasjeve që ndodhin, dhe kështu vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti janë shënuar 16 mijë viktima. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...