Gjermania ka mbështetur vazhdimisht integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, por edhe fuqizimin e ndërveprimeve dhe bashkëpunimin rajonal, vlerësoi sot kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp me Ministrin Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Rama shprehu të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen e Qeverisë Federale për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi, raporton ATSH.
“Ne i japim një rëndësi të posaçme marrëdhënies me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe nga ana tjetër e konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e Qeverisë Federale dhe vetë Kancelares për të iniciuar atë që tanimë njihet nga të gjithë botërisht si Procesi i Berlinit”, tha Rama.
Po ashtu, ai shprehu mirënjohjen për Qeverinë Federale dhe Kancelaren Merkel, për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes së një prej reformave më themelore shtetbërëse të Shqipërisë europiane, reformës në drejtësi, dhe si dhe padyshim të gjitha reformave të tjera që lidhen drejtpërdrejt me progresin në funksion të integrimit në BE.
Kurti viziton punimet në Klinikën e Hemato-Onkologjisë dhe N...
“Armë, karikator, 4 fishekë, 3 gëzhoja”, policia...
Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë
Vrasja e dyfishtë në Klinë, i arrestuari është djali i ish-k...
FSSHK paralajmëron protestë para Ministrisë së Shëndetësisë
Plagosja e policit në Fushë Kosovë, vetëdorëzohet i dyshuari