Kryetari i PD, Lulzim Basha priti sot në takim një grup artistësh që kundërshtojnë ligjin për Teatrin Kombëtar.
Në një deklaratë për mediat, Basha i bëri thirrje mazhorancës që nesër të mos e votojnë ligjin. Ata që do të ngrenë kartonin tha Basha, do të trajtohen nga opozita si terroristë.
“Do t’i them çdo deputeti të Rilindjes se miratimi i një ligji që i hap rrugë shkaërrimit të teatrit është i prapranueshëm për PD.
Është akt grusht shteti dhe vendos çdo deputet të Rilindjes në pozita të barabrata me terroristët. Secili prej karton-mbajtës i Rilindjes ka orët e fundit të reflektojë që nëse cdo kush që ngre kartonin për të mirtatuar një ligj antikushtetues do të trajtohet politikishrt nga opozita si terrorist shtetëror”, u shpreh Basha.
Mazhornca pranoi dekretin e Presidentit, por do t’i bëjë amendime ligjit dhe do ta kalojë sërish në Kuvend. /TCH/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...