Google ADS

Brendi i të brendshmeve ‘Bluebella’ mahniti adhuruesit e modës

21:17 | 19 Shtator 2018
A. B.

‘BLUEBELLA’ njihet për të brendshmet seksi dhe glamuroze që i sjell. Edhe produkti më i fundit i këtij brendi, të brendshmet ‘Carmen Basque’, nuk janë përjashtim i këtij rregulli.

Fillimisht duhet të kemi parasysh se të brendshmet seksi mund t’ju japin më shumë fuqi apo pushtet në dhomë të fjetjes.

Përveç se të brendshmet e tilla mund t’ju bëjnë të ndiheni mirë për trupin tuaj, ato janë posaçërisht të pëlqyeshme edhe nga partneri.

Brendi i të brendshmeve ‘Bluebella’, së fundmi ka lansuar produktin më të veçantë ndonjëherë.

Në llogarinë e vet të Instagram-it, brendi e ka zbuluar produktin 50-eurosh ‘Carmen Basque’, si pjesë e koleksionit të vjeshtës.

Të brendshmet përfshijnë shumë prerje për ta krijuar efektin e shfaqjes së një pjese të gjoksit, ndërkaq përbëhen nga materiale transparente.

Edhe pjesa e pasme e të brendshmeve është mjaft seksi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme