“Kur mësova tradhtinë e burrit, u trondita. Por e fala për familjen dhe dashurinë tonë. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese”.
Kjo ka qenë deklarata befasuese e gruas së Batin Dukës, i cili tregoi sot historinë e jetës së tij në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’.
Në një lidhje telefonike për emisionin gruaja e Batinit tha se e kishte falur burrin e saj për hir të familjes dhe asaj çka kishin jetuar sëbashku.
Po ashtu ajo tha se për hir të dashurisë kishte pranuar edhe fëmijën e burrit të saj nga lidhja e jashtëmartesore, përcjell ‘BalkanWeb’. Madje në fund të emisionit historia u bë edhe më befasuese, pasi Batin Duka lexoi një poezi që gruaja e tij i kishte bërë Kristjanit, djalit të burrit të saj.
Si u ndjeve kur mësove se burri ju tradhtonte?
Me thënë të drejtën u trondita shumë. Ishte diçka që nuk e prisja. Por mbi të gjitha jemi njerëz që kur e do një njeri, ka dhe falje. Kështu që unë e fala. Vazhdova jetën dhe mbrojta familjen. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese. Ai është një fëmijë, që se hedh dot poshtë. Është jetë. Pranoj për dashurinë e burrit tim.
Funksionon familja juaj si më parë?
Po po. Familja ime funksionon dhe çdo gjë është në rregull.
Si e ke kapërcyer këtë moment të vështirë? I bie jeni një grua shumë e fortë…
Mbase mund ta thuash se jam e rrallë. E kalova historinë me burrin, me fëmijët. Kishim dashuri për njeri-tjetrin. Ndoshta ia dola nga këto.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...