Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe vlera e reduktuar e monedhës së Jemenit si rezultat i konfliktit ekspozon më shumë familje në rrezikun e pasigurisë në lidhje me ushqimin.
“Miliona fëmijë nuk e dinë se kur dhe nëse ata do të marrin vaktin e ardhshëm”, tha drejtori ekzekutiv i Save the Children Hele Torning Schmidt, raporton BBC.
Jemeni u shkatërrua nga konflikti që u shkallëzua në fillim të vitit 2015 kur Huti mori pushtetin e vendit dhe e detyroi presidentin, Abdrabhu Mansour Hadi të largohej nga vendi.
Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe shtatë shtete të tjera arabe ndërhynë në një përpjekje për të rivendosur qeverinë.