Hetuesit policorë në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar.
Të njëjtit janë arrestuar për përfshirje në katër raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje të rënda’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 18 shtator 2018, në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: F. H., 17 vjeç, dhe N. A. 40 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, ku kanë pranuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve.
Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarve u janë sekuestruar, një (telefon mobil dhe një tablet) të cilat pas procedurave verifikuese u janë kthyer pronarëve.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit F. H., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar për në procedim të rregullt.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...